Ballina Rajoni Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të paktën një viktimë dhe...

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të paktën një viktimë dhe një tjetër të plagosur

48
0

Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Fushë Topanë të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se, viktima H.B., ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë përleshjes me armë.

Pos viktimës, një tjetër person ka mbetur I plagosur në incident.

Sipas informacionit nga Spitali i Qytetit “Shën Naum Ohri”, viktima ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Ende nuk ka informacione të sakta nga Ministria e Punëve të Brendshme për motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.