Vrasja e Martin Çeços është trajtuar dje nga Gjykata e Korçës, ku katër persona janë shpallur fajtorë për këtë vrasje të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022.
Prokuroria, ka bazuar kërkesën për burg në dëshmitë e dhëna nga të akuzuarit, duke kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”.
Gjykata ka dhënë këto dënime:
* Valter Mollaj: 25 vjet burg
* Edlir Mollaj: 23 vjet burg
* Martina Pajollari: 20 vjet burg
* Blendi Angjo: 15 vjet burg
Pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja ka paralajmëruar apelim.
Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Policia dhe prokuroria arrestuan disa persona si të dyshuar, përfshirë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, si dhe bariun e tyre Bledi Angjo. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.
Pavarësisht akuzave, mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të lidhin ata me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Sipas mbrojtësve, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për të treguar se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen, dhe nuk janë siguruar materialet nga kompania “Meta”, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kishin pasur kontakte.