Ballina Ekonomia Ulen kreditë e këqija, niveli më i ulët në 10 vite

Ulen kreditë e këqija, niveli më i ulët në 10 vite

47
0

Kreditë e këqija po ulen. Në fund të muajit dhjetor 2024, ato përbënin 4.17% të shumës së përgjithshme, niveli më i ulët ky në 10 vitet e fundit. Në muajin nëntor ato ishin në nivelin 4.48%, ndërsa gjatë vitit 2023 përbënin 5% të totalit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar në fillim të vitit 2024 dhe ka vijuar edhe në pjesën e dytë, duke rrëzuar pritshmëritë fillestare, sipas të cilave inflacioni dhe norma e interesit do të rrisnin nivelin e kredive me probleme.

Rruga drejt zgjidhjes së këtij problemi i dedikohet edhe bankave, të cilat kanë treguar kujdes të shtuar në miratimin e kredive gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe pati edhe një ndryshim të sjelljes së bizneseve dhe të individëve, të cilët kanë zgjedhur në masë monedhën lek.

Duke parë ecurinë e kursit të këmbimit, që i ka ulur vlerën valutës së huaj, prirjet për kreditim në euro ose dollarë kanë rezultuar në rënie.