Ballina Politika Ylli Manjani: Pse Veliaj s’mund të shkarkohet dhe s’duhet të japë dorëheqjen

Ylli Manjani: Pse Veliaj s’mund të shkarkohet dhe s’duhet të japë dorëheqjen

65
0

Juristi Ylli manjani shpjegoi rastet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet dhe arsyet që e justifikojnë këtë.

Duke u ndalur te arrestimi i Erion Veliajt, ai citoi nenin 62 të ligjit për Qeverisjen Vendore, i cili përcakton kushtet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet.

“Ka një ligj në Shqipëri, ligji për Qeverisjen Vendore, nenin 62, i cili thotë se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

1-Kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve;

2-Dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata;

3-Propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë prej tre muajsh pa ndërprerje.

Ku është shkelja e Kushtetutës këtu”, tha Manjani?

Përsa i përket mundësisë së dorëheqjes së Veliajt, Manjani e quajti këtë një “gabim të rëndë dhe shtoi:

“Dorëheqja është akti i vetëm që i ka mbetur Veliajt për të negociuar. Po të isha unë, do ta bëja.

Po për çfarë është në burg ai? A po vepron sipas drejtësisë hyjnore apo është nën ndikimin e Nesti Angonit? Po, dorëheqja është kaq e lehtë për të!

Veliaj është në majë të kalit dhe mund të ikë sa të dojë”, tha ai.

Manjani theksoi se askush nuk po i del në krah Veliajt sot në ditë e tij të arrestimit dhe e cilësoi Bashkinë e Tiranës si një “varr politik të hapur.”