Në fund të fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Edi Rama pati një mesazh për deputetët socialistë.
“Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju, ne dhe PS, nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kosto.
Fatura është këtu, baltë, baltë, baltë. Çeta e hajdutëve thonë, edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve, prapë çeta e hajdutëve është.
Kokën lartë, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja. Tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë.
Mandati i katër do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”-u shpreh Rama në përmbyllje të fjalës së tij.