Policia e Shkodrës është vënë në alarm pas një grabitjeje të rëndë të ndodhur në qendër të qytetit, ku hajdutët kanë marrë rreth 100,000 euro cash nga një banesë.
Sipas raportimeve, autorët kanë hyrë nga dera kryesore, pa ngjallur dyshime tek fqinjët, duke përfituar nga mungesa e dy të moshuarve që jetonin në banesë.
Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar të dyshuarit. Ngjarja ka tronditur banorët e qytetit, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Shkodra përballet me raste të vjedhjeve të bujshme