Ballina Politika Sa turp/Protestë përpara GJKKO, Drejtoresha e Promovimit në Bashkinë Tiranë merr në...

Sa turp/Protestë përpara GJKKO, Drejtoresha e Promovimit në Bashkinë Tiranë merr në mbrojtje Veliajn: Mbështes shefin tim! Po edhe Flamur Noka Berishen, shefin e vet mbështet

153
0

Mbështetësit e Erion Veliajt janë mbledhur sërish përpara GJKKO-së këtë të mërkurë, pas njoftimit për seancën e verifikimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Kjo është hera e dytë që mbështetësit dalin para GJKKO-së për të shprehur mbështetje ndaj Veliajt.

Mes tyre ishte edhe Julia Dhame, Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, e cila e quajti arrestimin e Veliajt të padrejtë dhe shprehu besimin se do të merret një vendim i drejtë nga drejtësia. Ajo theksoi se mbështetësit do të qëndrojnë para GJKKO-së deri në shpalljen e vendimit.

“Jam në mbështetje të kryebashkiakut dhe shefit tim. Arrestimin e tij e konsideroj të padrejtë përderisa nuk ka prova, kur të ketë do e quaj të drejtë. Do shofim si do të jetë vendimi, kam besim të drejtësia. Sa për sot, vimë të gjithë më dëshirën tonë dhe qëndrojmë deri sa të jepet vendimi”, tha Dhame.

Pjesëmarrësit në protestë shprehën besimin e tyre se arrestimi i Veliajt ishte një veprim i pabazuar dhe përdorën megafonë për të thirrur përkrahjen e kryebashkiakut, duke thënë: “Lali, heroi jonë.”

Grupi i mbështetësve është mbledhur që prej orës 16:30, duke vazhduar të shprehin mbështetje deri në shpalljen e vendimit.