Ballina Kronika Tragjedi në Vlorë/ 27-vjeçari ndërron jetë në spital, dyshohet për vetëplagosje me...

Tragjedi në Vlorë/ 27-vjeçari ndërron jetë në spital, dyshohet për vetëplagosje me armë zjarri

72
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një i ri ka ndërruar jetë si pasojë e një plagosjeje me armë zjarri. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi S.Z., 27 vjeç, është dërguar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Vlorës rreth orës 20:40, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se i riu është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, në lagjen “11 Janari” të qytetit bregdetar. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e shkrepur.