Ballina Politika Reagimet e Ramës për Veliajn, ironizon gazetari: I kërkojmë falje, i kemi...

Reagimet e Ramës për Veliajn, ironizon gazetari: I kërkojmë falje, i kemi rënë në qafë duke i hedhur baltë mbi shpinë

105
0

Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në një studio televizive, ka ironizuar reagimin e radhës së kryeministrit Rama për arrestimin e Veliajt për të cilin u shpreh se po sulmohet shumë duke i hedhur baltë mbi shpinë.

Ai tha se kemi gabuar me të, duhet të reflektojmë dhe ti kërkojmë falje sepse i kemi rënë në qafë dhe se po i krijojmë kosto duke u marrë me këtë çështje kur mund të merrej me gjëra më të rëndësishme.

“Sot pasi ndoqa kryeministrin po mendoja që në takimin tonë të shpreh një reflektim se i kemi rënë në qafë gjithë këto ditë. Po e gjuajnë me gurë e baltë dhe ai po sakrifikon kaq shumë, po i bie në qafë dhe drejtësia.

E siguritë është që kostot i merr kryeministri dhe i duhet pastaj të përballet me pozita të vështira si kjo e kyrebashkiakut që ndodhet me pa të drejtë sipas kryeministrit që thotë nuk kemi një të pandehur, por një të dyshuar duke bërë rolin e gjyqtarit, prokurorit etj.

Duhet ti kërkojmë falje kryeministrit se i kemi rënë shumë në qafë dhe po i krijojmë kostot kur ai tha se është aty për punë dhe kjo është një sakrificë e madhe sepse ai mund të merrej me gjëra më të rëndësishme.

Prandaj ne duhet të ulim kokat dhe të pranojmë sot se Veliaj është i pafajshëm, Bushka s’ka intimiduar dëshmitarët, duhet ta bëjmë këtë gjë sepse ose është kështu, ose është i fajshëm dhe ne duhet të presim në heshtje drejtësinë, por unë sot jam me kryeministrin dhe i kërkoj falje.

Në emër të kryeministrit jepen licenca për kazino por kryeministri se di këtë, po sa ka si kjo, kreu i agjencisë së investimeve strategjike flet në emër të kryeministrit, i di ai këto, prandaj mund të them se kryeministri është i pafajshëm dhe duhet ta mbështesim sepse gjendet nga një koloni e tërë, nga njëra anë misioni për të na çuar në BE dhe nga ana tjetër drejtësia. Prandaj për këto vendosa të reflektoj.”