Ballina Aktualitet Aludohet se e ka personale, gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani ka dhënë...

Aludohet se e ka personale, gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani ka dhënë 3 herë pafajësi për Erion Veliajn

113
0

Erion Bani, gjyqtari që firmosi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj është vendosur në qendër të sulmeve, duke filluar që nga Edi Rama, por edhe të gjithë mediat në shërbim të kryeministrit. Rama madje tha se dosja “Veliaj” ishte lënë për dy javë që të vinte radha për gjyqtarin Bani, i cili sipas tij ka pranuar të hetojë dhe të ndjekë këtë rast, ndërkohë që asnjë gjyqtar tjetër nuk ka pranuar të hetojë Veliajn. Bani po akuzohet si kamikaz i PD. Por janë një sërë vendimesh të publikuara vetëm sot që dëshmojnë të kundërtën dhe që konfirmojnë se kur bëhet fjalë për të dhënë drejtësi Bani e ka shpallur të pafajshëm Erjon Veliajn. Gjyqtari Erjon Bani në të paktën tre raste e ka shpallur të pafajshëm Veliajn. Bëhet fjalë për dy padi që janë ngritur nga ish-deputetja e PD-së, Grida Duma dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Dhe së fundmi një tjetër gjyq të zhvilluar mes Veliaj dhe kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi.

Në të treja rastet Bani ka treguar se Veliaj është i pafajshëm. Kujtojmë se Bani, është një nga gjyqtarët më të guximshëm të gjykatës së Posaçme, që gjithashtu u ka kthyer shpresën për të marrë drejtësi, familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Z,Bani është magjistrati që vendosi caktimin e masës së arrestit në burg edhe për ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe pronarin e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Ilir Rrapaj. Po me firmën e tij u kërkuan hetime të thelluara për Ilir Beqajn, Shkëlqim Canin dhe katër anëtarë të prokurorimeve. Me firmën e Erion Banit është shpallur arresti edhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj (tashmë në arrati). Gjithashtu firmën e tij u vendos edhe arrestimi e më pas burgosja e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ish gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj dhe ish-gjyqarja Zamira Vyshka janë arrestuar po ashtu me firmën e Banit.