Ballina Sport Katari kërcënon se do të tërheqë investimet për PSG-në, akuza ndaj Presidentit...

Katari kërcënon se do të tërheqë investimet për PSG-në, akuza ndaj Presidentit të klubit

58
0

Zyrtarët e Katarit kanë kërcënuar se do të tërheqin investimet në klubin e futbollit Paris Saint-Germain pas akuzave ndaj presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Ky zhvillim ka ardhur pas akuzave për “bashkëpunim në blerjen e votave”, “ndërhyrje në lirinë e votimit” dhe “përfshirje në abuzimin e pushtetit”. Akuzat lidhen me një përpjekje të dyshuar për të ndikuar në një votim përmes biznesmenit francez Arnaud Lagardère dhe “Fondi Sovran i Katarit”.

Al-Khelaifi ka mohuar këto akuzat, por Katari ka reaguar duke kërcënuar të ndalojë investimet në Francë, përfshirë mundësinë e ndalimit të investimeve në PSG dhe në rrjetin e kanaleve sportive BeIn Sports, që është një tjetër investim i madh i Katarit në Francë. Mediat franceze raportojnë se autoritetet në Katar janë lodhur me akuzat dhe pretendimet për abuzime të pushtetit nga Al-Khelaifi.