Ballina Politika “Një përplasje mafiozësh”, gazetari flet për protestën e punonjësve të bashkisë: Veliaj...

“Një përplasje mafiozësh”, gazetari flet për protestën e punonjësve të bashkisë: Veliaj dje tentoi të bënte grusht..

65
0

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një studio televizive, protestën e punonjësve të bashkisë e jo vetëm, e quan një turp të madh. Sipas tij, për pushtet Rama është i gatshëm të bëjë më shumë se kaq.

Koka theksoi gjithashtu se, reagimet e ditëve të fundit të kryeministrit Rama janë për hallet e tij personale, e jo për Erion Veliaj.
Kam përshtypjen se plani u prish pasi zoti Berisha u deklarua, se me shumë gjasa Rama mund të shkonte të vizitonte zotin Veliaj në paraburgimin e Durrësit. Dhe ajo mund të jetë pak e çuditshme sepse është e vështirë për këdo tani, përveç familjarëve të ngushtë të zotit Veliaj që ta takonte, por në një shtet ku Kryeministri ka vendosur të bëhet kryetar bashkie papritur dhe jashtë çdo norme ligjore, decentralizimi, pushteti, etj, etj, ku të gjitha këto kanë rënë. Sigurisht që diçka ka ndodhur. Ka ndodhur në artikulimin e zotit Rama dhe ka ndodhur dhe në atë e duket sikur po flasim për dy njerëz të ndryshëm. Për Edi Ramën sot, për Edi Ramën dje, dhe për Edi Ramën pardje. Nga një njeri i cili kërcënonte SPAK që i thoshte mos guxoni të vini të më merrni telefonin, se ju jeni bërë republika e prokurorëve, se SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese, madje bëri edhe një replikë me BIRN. Birn kishte bërë një titull ‘Rama: SPAK del nga shinat…’. Në fakt, deklarata ka qenë më e rëndë. Në përgjigjen që i kish kthyer BIRN, ai thoshte që ka dalë nga shinat kushtetuese. Dhe një kryeministër i cili i thotë shqiptarëve që unë kam ndërtuar një sistem të pavarur drejtësie, deri ditën që kapën liderin e opozitës dhe në momentin që shkon dhe i mer një nga njerëzit më të rëndësishëm të pushtetit të tij, zbulon që SPAK nuk qenka ai institucion që mendon, por që qenka një institucion që paska dalë nga shinat e institucionit të drejtësisë. Dje dhe pardje ne kemi parë një kryeministër që jo më shumë se për hallet e Erion Veliaj, dukej sikur fliste për hallin e vet personal.

Kjo është thjesht interpretim, mbetet për t’u parë nëse ka apo nuk ka ndonjë hall tjetër personal. Sepse unë personalisht mendoj që zoti Rama shqetësohet vetëm për hallin e tij personal dhe për hallin e askujt tjetër.

Çfarë ka ndodhur sot? Kjo duket si një lloj kundërpërgjigje, sidomos kjo që Veliaj duhet të përballet vetë me avokatët e tij. Duket si një kundërpërgjigje ose si një reagim për atë që ka ndodhur ditën e djeshme që ishte prezenca e gati 1 mijë e ca punonjësve të bashkisë para SPAK. Që po ta lexosh hollë sepse dje ishte në një tjetër dimension, ajo në vetvete u duk si një kryengritje e butë e bashkisë së Tiranës dhe kryesisht e ideuar dhe udhëhequr nga njerëzit më të ngushtë të Erion Veliaj. Dukej fare mirë që ishte një gjë që stononte, megjithë dëshirën e PS për të reaguar.

Realisht, kjo është një përplasje mafiozash. Sepse të protestojnë mbështetësit e opozitës para SPAK, edhe mund ta justifikojmë. Po të ngrihen drejtuesit e një institucioni të protestojnë përballë një institucioni të pavarur në orartë punës, me një demonstrim të paparë sepse ata njerëz kanë ndenjur 14 orë me në krye Elena Kadarenë atje, që ishte një turp i madh.

Dje ka ndodhur një super shfaqje e një njeriu që ne e kemi thënë, për pushtet është i gatshëm të bëjë shumë më shumë se kaq. Gjëra që nuk na i merr mendja. Dhe ajo që ka ndodhur dje me njerëzit e Veliaj, ka qenë shpërfaqje e kësaj.

Dje Erion Veliaj ka bërë disa goditje. Ka tentuar këtë që mund të quhet me plot fjalë ‘një grusht i butë shteti, brenda shtetit’. Nga ana tjetër, ka ndodhur që ai me një të rënë të lapsit ka shkatërruar dhe ka hedhur në erë narrativën e propagandës se si funksionon ajo në mazhorancë.