Ballina Aktualitet Nuk justifikoi dot pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e njohur

Nuk justifikoi dot pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e njohur

144
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti. Ky vendim u shpall sot nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj (kryesuese), Albana Shtylla (relatore), Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo (anëtarë).

Arben Dosti ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 3 dhjetor 2021, por vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Pas shqyrtimit, trupi gjykues vendosi që të ndryshonte vendimin e KPK-së dhe të shkarkonte Dosti nga detyra, në përputhje me nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.