Ballina Kronika SPAK kërkon shpalljen fajtor të ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, prokurori kërkon 3 vite...

SPAK kërkon shpalljen fajtor të ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, prokurori kërkon 3 vite burg

69
0

SPAK ka dhënë pretencën për ish kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Prokurori Ols Dado kërkon shpalljen fajtor të ish kryebashkiakut Goro dhe denimin me tre vite burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe mos deklarim të ardhurash.

Për dy vartësit e tij, Jerasimo Basho u kërkuan 3 vite burg, ndërsa  për Vezir Gjikokaj 2 vjet burg.

SPAK kërkoi edhe konfiskim pasurie, ndërsa Jorgo Goros iu kthye celulari.