Të paktën dy persona u vranë dhe 41 u plagosën të premten (14/2) kur një urë u shemb ndërsa një autobus dhe një automjet tjetër po kalonin atë në veri të Perusë. Aksidenti ndodhi pak pas mesnate me orën lokale në urën Chancay, 75 kilometra në veri të Limës, në autostradën Pan-Amerikane që lidh veriun e Perusë me kryeqytetin.
Siç raportohet shoferi dhe një pasagjer janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e autobusit, ndërsa 41 persona të tjerë janë lënduar dhe po marrin mjekim në spital. Po ashtu Minisitria e Brendshme tha se më shumë se 50 oficerë policie dhe 100 zjarrfikës janë përfshirë në operacionet e shpëtimit. Autobusi dykatësh, me të paktën 50 pasagjerë, po shkonte për në qytetin bregdetar të Chibote.
“Ura, 60 metra e gjatë, u shemb për shkak të një dështimi strukturor, në nivelin e shtyllës qendrore”, tha Cecilia Martino, zëvendësdrejtore e shërbimit të reagimit ndaj fatkeqësive në komunën e Waral.