Një tjetër takim ka zhvilluar kreu qeveritar i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kryeministri takoi kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tttyi Tuppurainen.
Me parlamentaren finlandeze, shefi i qeverisë diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
Tuppurainen, shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.