Ballina Kosovë Mbahet peng një grua brenda spitalit universitar, policia izolon zonën, zbardhen detajet...

Mbahet peng një grua brenda spitalit universitar, policia izolon zonën, zbardhen detajet e para

105
0

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është deklaruar për rastin që ndodhi sot në njërën prej klinikave të saja, ku një burrë e ka mbajtur peng një grua.

Për mediat nga QKUK kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur nga orët e hershme të mëngjesit, brenda hapësirave të klinikave.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, është njoftuar edhe Policia e Kosovës”.

“Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, ka thënë QKUK.