Ballina Politika “Pa bufin, gëlojnë minjtë dhe plaçkitësit”, Malltezi ‘godet’ Ramën për inceneratorët dhe...

“Pa bufin, gëlojnë minjtë dhe plaçkitësit”, Malltezi ‘godet’ Ramën për inceneratorët dhe check-up-in: Ndryshe nga Edi..

79
0

Drejtuesi i departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi ka reaguar ndaj postimit të Edi Ramës në Facebook.

Malltezi shkruan se, bufi është një specie kyçe për një habitat të shëndetëshëm, dhe që  siguron që popullata e hajdutëve të zvogëlohet sa më shumë.

Reagimi i Jamarbër Malltezit:

Minjtë e urrejnë bufin.

Bufi është një specie shumë e rëndësishme ekologjike dhe me status mbrojtje të veçante duke qenë ‘keystone species’ dhe ‘bioindikator’ për habitat të shëndetshëm.

Quhet specie gurthemeli se Bufi siguron që popullata e hajdutëve të zvogëlohet e mos dalë jashtë kontrollit.

Nëse do hiqej bufi nga ekosisti atëherë do gëlonin minjtë dhe plaçkitësit e pasurisë, siç ndodhi me 430 milion euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, 140 milion euro për check-up inekzistent, 90 milion euro duke rritur 80-fish çmimin për sterilizime, etj.