Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për sot, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 14 shkurt 2025

64
0

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në të gjithë territorin e vendit mot të vranët.

Më të theksuara do të jenë në zonat Qëndrore dhe Jugore duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikim e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta duke sjellë herë pas here, reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në Jug dhe Juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në Fier dhe Kuçovë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim deri në 5 ballë.