Ballina Politika Berisha pret drejtuesin e fondacionit amerikan “The Heritage Foundation”: Po ndihmojnë në...

Berisha pret drejtuesin e fondacionit amerikan “The Heritage Foundation”: Po ndihmojnë në ringritjen e së djathtës

61
0

Kryetari i PD Sali Berisha ka vijuar takimet gjatë ditës së shtunë në selinë e PD,  me z. Steven Bucci, drejtues për Çështjet e Sigurisë në Fondacionin “The Heritage Foundation” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, Berisha shkruan se “Fondacioni Heritage ka përgatitur edhe pjesë të programit elektoral dhe qeverisës të Presidentit Trump dhe administratës së re amerikane.

“E falenderova Z. Bucci për ndihmën e vyer që Fondacioni Heritage po i jep Partisë Demokratike të Shqipërisë në ringritjen e të djathtës shqiptare.

Fondacioni Amerikan Heritage vazhdon të japë ekspertizën e tij me rekomandime për programin elektoral të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është një urë e denjë komunikimi me administratën e Presidentit Donald Trump dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan më tej kreu i PD.

Në takim ishin të pranishëm Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demoratike të Shqipërisë dhe  Diana Mjeshtri, Drejtore Ekzekutive e Albanian Policy Center.