Analisti Milaim Zeka në emisionin “Të Pashoq” duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, tha se kishte bërë një prognozë që partia e dytë do të ishte PDK, ndërsa VV nuk do të arrinte të fitonte zgjedhjet.
Zeka tha se në zgjedhje Albin Kurti mori 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, ose 10-15 deputetë më pak.
Ai tha se faktorët që kanë ndikuar te rezultati i zgjedhjeve në Kosovë janë ajo vizita e Edi Ramës në Kosovë, bashkë me deputetët, dhe deklaratat e Richard Grenell.
“Grenell e ka humbur betejën njëherë me Albin Kurtin, ai nuk foli si diplomat. Jam shumë i kënaqur me këto zgjedhje, Albin Kurti nuk do të arrijë të bëjë qeverinë”, tha Zeka.
Sipas tij, ose do të ketë një qeveri në detyrë për 1 vit, ose do të kemi zgjedhjet e parakohshme.
“Kemi rastin e Belgjikës me një qeveri në detyrë për 1 vit me Albin Kurtin Kryeministër. Ose opsioni numër 2 është formimi i Qeverisë nga opozita dhe më pas arrestimi i Albin Kurtit”, tha Zeka.
Ai u shpreh se Kurti duhet të arrestohet sepse nuk ka shkuar te Prokurorët kur e thërritën. “Po të isha unë prokuror do e kapja Albin Kurtin nga b*let dhe do e çoja në burg”, tha Zeka.