Pas dhunës së ushtruar dhe fjalorit banal të përdorur, drejtoresha e spitalit Dibër u shkarkua nga detyra.
Irini Shehu u përfshi në disa skandale njëri pas tjetrit gjatë kohës që ishte drejtoreshë.
Si fillim, ajo dhunoi me sende të forta ekonomistin, të cilit i çau ballin me kapëse letrash.
Ndërsa më pas, ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur një nga stafi i spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.
“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na beri mbledhje dhe na kërcënoi taneve per rrjetet sociale. Shiko ca me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.
“Do jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir bir k*rve të më heqë mua nga aty”.