Ballina Kronika DURRES/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Measures”, ekzekutohen 4 masa sigurie

DURRES/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Measures”, ekzekutohen 4 masa sigurie

82
0

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Vijon puna për ekzekutimin dhe të dy masave të tjera të sigurisë pasi personat nuk u gjetën në banesë dhe janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Measures” kanë bërë ekzekutimin e 4 masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Durrësit më datë 12.02.2025, dhe konkretisht:

Sarkan Mërkuri, 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

Tomorr Zekthi, 47 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

Vladimir Vladi, 66 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Detyrim paraqitje për shtetasin J. B., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.