Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, nuk ka mundur të përfundojë Botërorin, pasi 18-vjeçarja ka rrëshqitur gjatë lëshimit të parë në disiplinën ‘Slalom’.
Pavarësisht pritshmërive të mëdha dhe shpresave për medalje nga drejtuesit e federatës, Lara ka rrëzuar në zbritje dhe nuk ka arritur të përfundojë garën, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen në lëshimin e dytë.
Megjithatë, të enjten ajo mori një rezultat të shkëlqyer në disiplinën ‘Giant Slalom’, ku u rendit e shtata në Botëror, dhe gjithçka ishte e fokusuar në një performancë të fortë për medalje në ditën e sotme. Fatkeqësisht, ngjarja nuk ka shkuar ashtu siç ishte pritur.