Një autobus është rrokullisur në Rugovë të Pejës, duke lënë 17 persona të lënduar.
Sipas Driton Rugovës, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50 në fshatin Shkrel, Rugovë. Autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke shkaktuar lëndime trupore për pasagjerët.
Ata janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Hetimi është duke u kryer nga Njësia e Trafikut Rajonal.