Ballina Aktualitet SPAK publikon dosjen, si grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis...

SPAK publikon dosjen, si grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit

67
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për gjykim ndaj 14 të pandehurve, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022.

Mes tyre, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi akuzohen për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për pjesëmarrje dhe drejtim të një organizate kriminale. Ata dyshohet se, gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë organizuar atentate ndaj Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK thekson se grupi i drejtuar nga Duka kishte një strukturë të organizuar dhe vepronte në disa aktivitete kriminale. Gjykata pritet të shqyrtojë provat dhe të vendosë mbi fatin e të pandehurve.

Njoftimi: 

Leonard Duka, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzuar për:

Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal).

Krijimi dhe drejtimi i grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal).

Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal (neni 334, pika 1 e Kodit Penal).

Drianto Bardhi, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzuar për të njëjtat vepra penale në kuadër të grupit të drejtuar nga Leonard Duka