Pas tragjedisë që shokoi Gjirokastrën, ku 17-vjeçarja Irsa Muçollari i dha fund jetës për shkak të bullizmit për varfërinë e saj, bashkia e qytetit ka marrë një vendim për të ndihmuar familjen e saj.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të mbajtur dje, anëtarët votuan unanimisht për t’i dhënë familjes së vajzës një ndihmë financiare prej 3 milionë lekësh.
Ky veprim është bërë në shenjë solidariteti dhe njohje të situatës së vështirë që po kalon familja, ndërkohë që ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me bullizmin në shkollat e Shqipërisë.