Ballina Kulturë Viktimizimi

Viktimizimi

48
0

Nga Sevdail Hyseni

Në fermën e vogël, diku në Luginë,
Një kali i mjerë i shtrirë në lëndinë.

S’mund të ngrihej ish lodhur shumë,
Fermeri e pa, që nuk është për punë.

Dha urdhër me buzë e me dhëmbë,

Nëse tri ditë nuk e shoh në këmbë:

– Kalin e groposni atje larg te ferma,

Mori vesh dashi sa s’e lëshoi zemra.

Shkon te kali vrik, i thotë me të mirë:
– Ngrihu o mik, mos rri ashtu shtrirë!

Por, kali psherëtiu, sytë mbushur lot,
Ishte lodhur shumë, nuk ngrihej dot.

Në ditën e dytë, përsëri dashi te kali,
– Çohu shpejt!- i tha, se për ty vajhalli!

Por, kali heshte nuk mundej ashiqare,
Rënduar nga dhimbjet, s’lëvizte fare.

Erdhi dita e tretë, dashi shkon fluturim,
– Ngrihu, ndryshe të vrasin, o miku im!

Kali u ngrit, e mblodhi trupin përpjetë,
Me mund të madh, këmbët i bënë drejt.

Kur e pa fermeri, shpërthen si vullkan,

– Ta therim dashin, do ta bëjmë kurban!

Kështu shpëtimtari, me zemrën e artë,
U bë flijim i festës, në sofrën e begatë.

Në botën e ashpër, shpesh ndodh ironia,
Nganjëherë pas ndihmës, vjen tragjedia!