Ballina Rajoni Aksident fatal në Greqi: 15-vjeçari humb jetën, tre të plagosur

Aksident fatal në Greqi: 15-vjeçari humb jetën, tre të plagosur

64
0

Një aksident i rëndë trafiku ka shkaktuar vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e tre personave të tjerë mëngjesin e sotëm në rrugën Iasmou në zonën e Fylit.

Sipas autoriteteve dhe mediave greke, një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, një tjetër ka pësuar amputim të gjymtyrëve të poshtme, ndërsa personi i tretë ka marrë lëndime të lehta.

Shërbimi Mjekësor i Urgjencës reagoi menjëherë, duke dërguar katër autoambulanca, përfshirë një Njësi Mjekësore Lëvizëse.

Dy nga të plagosurit sipas euronews.al, u transportuan në spitalin “Attiko” dhe dy të tjerët në “Evangelismos”.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin lokal.