Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po shpalos këtë të diel Programin e Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Ekonomisë, pjesë e të cilës janë edhe përfaqësues amerikanë.
Në nisje të prezantimit të programit, drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si atasheu i parë ushtarak i SHBA në Shqipëri tha se, në Shqipëri ndryshimet do të kenë ndikim pozitiv.
Bucci theksoi se të paktën Amerika nuk do të ketë një vend aleat që po bën gjëra shkatërrimtare për interesin e Shqipërisë, siç ka ndodhur edhe vitet e fundit.
Ai ka sjellë në vëmendje edhe ambasadorët amerikanë që kanë qenë më herët në Shqipëri, ndërsa është shprehur i shqetësuar duke thënë se ‘më ka ardhur turp vitet e fundit dhe kërkoj ndjesë për faktin se u duk që përfaqësuesit e Amerikës ishin më shumë në merak për ta bërë Xhorxh Soros, sesa të mbronin interesat e shqiptarëve apo të Amerikës’.
Fjala e Steven Bucci:
Ajo që është e rëndësishme ta kemi parasysh me presidentin Trump, është se ai u zgjodh për të sjellë ndryshim. Dhe si herën e parë ku premtoi diçka në fushatë, ai bën çdo përpjekje për ta realizuar atë. Këtë herë ai e kupton sistemin amerikan shumë më mirë se herën e parë. Ai e ka bërë Venezuelën që nuk është mike e SHBA, të dorëzojë disa prej amerikanëve që i kishte të burgosur. Madje edhe pa folur direkt me ta, por duke dërguar Sekretarin e Shtetit dhe situata ndryshoi. Gjithashtu kemi parë mundësinë e një konference paqeje për luftën në Ukrainë. A do të thotë që presidenti Trump do t’u shesë Ukrainën rusëve? Jo!
Presidenti Trump, është i vetmi që kur është përballur me rusët në një repart ushtarak në Siri, pa ngurim i ka thënë forcave speciale amerikane, ushtarëve që drejtoja unë, ‘nëse ata u afrohen repartit tuaj, mbrohuni!’. Dhe brenda një ore kishte 240 mercenarë rusë që nuk kishin më kërcënim për botën. Zoti Putin, do ta kuptojë se në negociatat që do të bëjë me Presidentin Trump do të, bëhen pjesë edhe ukrainasit. Unë do ta them gjithsesi. Vitet e fundit unë kam qenë i shqetësuar me rolin e Amerikës këtu në Shqipëri, ambasada amerikane pjesë e së cilës isha dhe unë dhe ndihesha krenar, kjo më ka ardhur turp vitet e fundit dhe kërkoj ndjesë për faktin se u duk që përfaqësuesit e Amerikës ishin më shumë në merak për Xhorxh Soros, sesa të mbronin interesat e shqiptarëve apo të Amerikës.
Unë nuk mund t’ju premtoj sepse nuk jam pjesë e administratës Trump, por jam i bindur se do të shohim ndryshime në këtë drejtim. Dhe mendoj që këto ndryshime do të kenë ndikim pozitiv. Së paku, nuk do të kemi një vend që është aleat që po bën gjëra shkatërrimtare për interesin e këtij vendi, siç ka ndodhur edhe vitet e fundit. Globalistët, socialistët po e humbasin luftën në botë. Kanë humbur keq në Amerikë, po dalin me humbje edhe në vendet Evropiane dhe njësoj si këtu edhe në vende të tjera, opozita konservatore e cila ka pasur lidhje me socialistët dhe globalistët, do ta shohin këtë ndryshim. Unë ju premtoj se do të bëj gjithçka, edhe fondacioni ‘trashëgimia’ do të bëjë gjithçka për t’ju ndihmuar, për të riparuar këtë dëm që u është bërë.