Ballina Politika Avokati i Erion Veliajt: Dorëzuam ankimimin për të kundërshtuar masën arrest me...

Avokati i Erion Veliajt: Dorëzuam ankimimin për të kundërshtuar masën arrest me burg

57
0

Ermir Beta, avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj ka deklaruar për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha se ka dërguar me postë ankimimin drejtuar gjykatës së apelit të posaçëm ku kundërshtohet masa e arrestit me burg ndaj Veliaj.

“Apelojmë vendimin e parë, atë të datës nëntë shkurt”- i tha në një bisedë telefonike gazetares Anila Hoxha avokati, i cili shtoi sakaq se po bën gati dhe apelimin e dytë për vendimin e datës 12 shkurt ku gjyqtari antikorrupsion z. Erjon Bani la në fuqi gjatë verifikimit të kushteve masat qe kishte shpallur në mungesë.