Ballina Rajoni Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, uji hyn nëpër banesa

Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, uji hyn nëpër banesa

106
0

Ishulli i Kefalonias në Greqi është goditur nga moti i keq gjatë 24 orëve të fundit.

Stuhia e shiut me shtrëngata ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në Kefalonia, veçanërisht në jug të ishullit, ku u përmbytën edhe disa banesa.

Ndërkohë që një pjesë e rrugëve janë kthyer në lumenj, me banorët që përdorin varka të vogla për të lëvizur nëpër ishull.

“Po mundohemi të menaxhojmë situatën, kemi arritur të mbajmë të hapur rrjetin rrugor. Kemi gjithashtu edhe ndihmën e Ushtrisë. Asnjë jetë njerëzore nuk është rrezikuar, shumica e problemeve ndodhen në Peratata pasi shtëpitë janë përmbytur. Bashkia ka rezervuar dhoma hoteli për këta banorë”, theksoi kryebashkiaku i Argostolit, Theofilos Michalatos, për Mega News.