Ballina Kulturë Çmimet e Akademisë së Filmit

Çmimet e Akademisë së Filmit

62
0

Cillian Murphy ka fituar çmimin si aktori më i mirë kryesor në kategorinë e filmit në çmimet e filmit dhe televizionit irlandez.

Ceremonia u zhvilluan të premten në Dublin, duke festuar më të mirët në filmin dhe dramën televizive irlandeze.

Në sallën e mbushur me yje, gjithçka u drejtua nga Kevin McGahern.

Filmi “Small things like these” mori çmimin kryesor të natës, i shkruar si roman nga Claire Keegan.

Një drame irlandeze me Cillian Murphy, si nje tregtar qymyrguri dhe babi i përhumbur nga abuzimet e fshehta në një manastir lokal të sanksionuar nga kasha katolike, u mposht. Filmi mori edhe skenarin më të mirë për Enda Walsh.

Murphy, i cili vitin e kaluar gjithashtu fitoi IFTA-n dhe Oskarin, për rolin e tij në Oppenheimer, fitoi serish çmimin për rolin e tij kryesor në adaptimin e romanit së Claire Keegan, me titull Small Things Like These.

Aktori i lindur në Cork u përball me konkurrencën e ashpër, duke përfshirë tre anëtarë të grupit rep në perëndim të Belfast-it Kneecap, për të marrë çmimin për rolin kryesor mashkullor më të mirë gjatë një ceremonie të mbushur me yje në Dublin të premten.

IFTA tha se të nominuarit e këtij viti “pasqyrojnë tregimin e pashembullt të Irlandës në skenën globale”.