Ballina Sport Laçi bind në Kurbin, triumfon ndaj Teutës

Laçi bind në Kurbin, triumfon ndaj Teutës

59
0

Laçi fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Kurbinasit e nisën “zjarr” ndeshjen, teksa vetëm shtylla ndali Kurtin nga goli i epërsisë.

Vendasit u shpërblyen për lojë e mirë të bërë, teksa një top i fortë i Melos gjeti Paulo Junior, i cili nga fare pranë nuk fali dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Durrsakët përpiqen që të reagojnë. Peposhi provoi me një goditje nga distanca, por portieri Molla i tha jo me një pritje fantastike.

Laçjanët gjejnë golin e sigurisë në minutën e 66-të, duke finalizuar me sukses një aksion të bukur, me një të djathtë tokazi të Cordeiros.

Shumë pak për të thënë për Teutën në këtë sfidë, me mysafirët që pësuan edhe golin e 3-të nga Cordeiro në minutën e 88-të.

Laçi renditet në vendin e pestë me 30 pikë. Teuta renditet në vendin e tetë me 24 pikë.