Ballina Europë Liderët europianë në një takim urgjent në Paris, gjithçka që duhet të...

Liderët europianë në një takim urgjent në Paris, gjithçka që duhet të dini në lidhje me samitin e thirrur nga Macron

57
0

Liderët evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer , do të mblidhen javën e ardhshme në Paris për një samit urgjent mbi luftën në Ukrainë.

Takimi, i cili ka të ngjarë të mbahet të hënën, pritet të diskutojë përpjekjet e SHBA për të përjashtuar liderët evropianë nga bisedimet e paqes, pozicionin që Evropa duhet të marrë për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO dhe se si mund t’i ofrohen Ukrainës garancitë e sigurisë, qoftë përmes NATO-s ose ndonjë force evropiane.

Mediat britanike raportojnë se ata që do të ftohen në Paris nga Emmanuel Macron do të ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Polonisë.