Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar statistikat e TikTok. Berisha shkruan se arsyeja se përse kryeministri Edi Rama do të mbyllë TikTok është se statistikat e tij nuk ka kaluar as të 20-ta.
“Ja përse Edi Censori kërkon të mbyll Tik Tok-un! Statistikat e Ramës janë ato që nuk kanë shkuar as te 20-ta,” shkruan Berisha në Facebook.
Sipas të dhënave të publikuara nga Berisha në 24 orët e fundit, ai ka afërsisht 58.1 për qind të ndjekjes, shpërndarjeve dhe komenteve në Tik Tok, ndërsa Edi Rama tek 40.9 për qind. Ai gjithashtu ka ndarë edhe disa grafikë ku paraqitet ndjekshmëria orë pas ore.