Ballina Lifestyle Vdes në moshën 69-vjeçare Kevyn Major Howard, aktori i njohur si Rafterman...

Vdes në moshën 69-vjeçare Kevyn Major Howard, aktori i njohur si Rafterman në filmin “Full Metal Jacket”

65
0

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare Kevyn Major Howard, aktori më i njohur për rolin e tij si Rafterman në filmin “Full Metal Jacket”.
Sipas familjes së tij, Howard ndërroi jetë të premten në një spital në Las Vegas, siç konfirmohet nga TMZ.

Shkaku i saktë i vdekjes së aktorit ende nuk është sqaruar, por familja e tij raportoi se aktori kishte probleme me frymëmarrjen për disa javë para shtrimit në spital.

Kevyn Major Howard lindi më 27 janar 1956, në Montreal, Quebec dhe më vonë u transferua në Los Angeles, me nënshtetësi të dyfishtë, në mënyrë që të ndiqte një karrierë në aktrim pas përfundimit të studimeve.

Në filmin ikonik të luftës të Stanley Kubrick “Full Metal Jacket” (1987), Howard luajti Rafterman, një korrespondent lufte në Luftën e Vietnamit.

Gjatë karrierës së tij, ai pati mundësinë të punojë me figura legjendare të Hollivudit si Clint Eastwood, Charles Bronson, Frank Sinatra dhe James Caan.