Ballina Aktualitet Aksidenti, tre të lënduar te Trauma/ Mjekët: Janë në gjendje të rëndë

Aksidenti, tre të lënduar te Trauma/ Mjekët: Janë në gjendje të rëndë

85
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë Qafë Kasharit, në orët e para të mëngjesit.

Drejtuesi i mjetit, një 28 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa tre pasagjerë janë lënduar. Ata u goditën nga një mjet në rrugë, pasi dolën nga makina e tyre pas aksidentit.

Të plagosurit ndodhen te Trauma në gjendje të rëndë.

“Sa i takon gjendjes shëndetësore të të aksidentuarve, burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Eduart Ripa 61 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, po kryhen të gjitha ekzaminimet shëndetësore. Ndërsa Ervin Qira 40 vjec, është në gjendje të rende. Shkëlqim Doçi, 65 vjeç ndodhet po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore. Qira dhe Doçi, të dy janë në politraumë, kanë plagë të rënda në të gjithë trupin”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku.