Ballina Politika Berisha dhe Rama në “betejën” e shpendëve: Shikoni shpendin ‘sqep këpucë’ për...

Berisha dhe Rama në “betejën” e shpendëve: Shikoni shpendin ‘sqep këpucë’ për të kuptuar çfarë po bën me PS-në

99
0

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur komentit të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e krahasoi kreun e PD-së me bufin e kënetës.

Në një lidhje live nga Kuvendi, Berisha u shpreh se Rama është lëshuar në një gjuhë shtazësh, shpendësh e kafshësh, ndërsa ndau dhe një mesazh nga qytetar.

“Më tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”, lexoi Berisha.

Berisha: Ju e keni parë që Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, unë gojën time nuk e çoj aty. Me tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”. Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, hyni e Google shikojeni për çfarë është.

Çfarë është shpendi “sqep këpucë”?

“Sqep Këpuca” është shpend i cili është klasifikuar si lejlek por më pas si pelikan, ka qenë në qendër të hulumtimeve të shkencëtarëve që shohin tek ai ngjashmërinë e madhe me dinosaurët prehistorikë. Ky shpend ka një ngjashmëri me mbetjet fosile të gjetura në cepa të ndryshme të botës.