Ballina Politika Berisha tha se do shkrijë SPAK, ja çfarë deklaron Monika Kryemadhi para...

Berisha tha se do shkrijë SPAK, ja çfarë deklaron Monika Kryemadhi para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

110
0

Monika Kryemadhi ishte sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ndaj saj.

E pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse dhe ajo mendon si Sali Berisha se SPAK duhet të shkrihet, dhe se nëse do të vijë në pushtet do ta bëjë, Kryemadhi u shpreh: Të jemi të sinqertë, po të them tani duhej të shkrihet SPAK do thonë që është për shkak të problemeve të veta që ka.

Por çdo institucion kur kthehet në vegël shantazhimi dhe linçimi ndaj politikanëve e kryesisht ndaj opozitës, ka dështuar. SPAK nuk është krijuar për luftë politike, por për strukturat kriminale.