Anëtarja e Kryesisë së PD, Edit Harxhi deklaroi se JD Vance, para se të merrte postin e zëvendëspresidentit amerikan, kishte pasur në zyrën e tij dosjen e Sali Berishës për shpalljen “non grata”.
Ajo theksoi se ardhja e Donald Trump nuk përfaqëson vetëm një “sherif të ri”, por një epokë të re gjeopolitike dhe një frymë të re, duke iu referuar qëllimeve të tij për paqe në botë dhe kundërshtimin e luftës. Harxhi gjithashtu përmendi që Trump ka kërkuar paqe për Ukrainën, ndërsa Evropa ka mbështetur luftën, duke theksuar se ky është një mesazh për liderët evropianë.
Në kontekstin gjeopolitik, ajo ka sugjeruar se po kalojmë në një sistem multipolar, ku SHBA ka një rol kryesor dhe Evropa duhet të riformatohet.