Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos njohur asamblenë e jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar më 10 janar 2021, që i hapi rrugën zgjedhjes së Fidel Yllit. Më herët FSHF e çoi çështjen në gjykatën e Lozanës në CAS, duke edhe e fituar atë, por që nuk ka gjetur mbështetjen e gjykatave në vendin tonë.
Kjo sepse KOKSH e apeloi në gjykatën e apelit, që sipas Komitetit Olimpik Kombëtar këtë të hënë ka vendosur të lërë në fuqi njohjen që Gjykata e Shkallës së parë ka bërë në mars 2021. Ky institucion ka quajtur si të rregullt procesin e zgjedhjes si president të KOKSH-it Fidel Yllin