Ballina Kulturë Më 17 shkurt të vitit 1885 doli për botim libri “Aventurat e...

Më 17 shkurt të vitit 1885 doli për botim libri “Aventurat e Hak Finit”, me autor Mark Tuein

54
0

Nga Sebastian Zonja

Më 17 shkurt të vitit 1885 doli për botim libri “Aventurat e Hak Finit”, me autor Mark Tuein. Hak Fini dhe Tom Sojeri janë dy personazhe të dashur të letërsisë për fëmijë, që kënaqesh kur i lexon edhe plak, sepse flasin për botën e zhurmshme të çdo fëmije që e humbim me kohën për të mos e rigjetur më.

Janë të rrallë ata që ruajnë zhurmën dhe fëmijën trazovaç brenda vetes ndërsa rriten. Nuk po flasim për ndonjë roman të zakonshëm, por për romanin që i çel udhë një rryme të re në letërsinë amerikane.

Që tregon si ishte jeta në Misisipin e shekullit të shkuar. Haku me shokun e tij, Xhimin, ndërmarrin aventura të jashtëzakonshme që të mbajnë lidhur faqe pas faqeje se si do përfundojë kjo ngjarje. Mark Tuein është pseudonimi i Samuel Langhorne Clemens.

Një burrë shakaxhi dhe interesant për ata që e kanë njohur, që rrëfente pafund nga jeta e tij si kapiten anijeje, minator apo si gazetar. Në librat e tij, krahas humorit gjen fshikullimën e shoqërisë amerikane të kohës.