Ballina Politika “Me kërkesë popullore”/ Alex Soros nuk lejon Ramën të harrojë të shkuarën,...

“Me kërkesë popullore”/ Alex Soros nuk lejon Ramën të harrojë të shkuarën, ja veprimi i papritur i tij

104
0

Alexander Soros duket se nuk po e lejon kryeministrin Edi Rama ta hedh pas “të shkuarën me të”. Në një kohë kur Rama fshiu çdo foto me Alex Soros-in nga rrjetet sociale, ky i fundit ka bërë të kundërtën. Soros ka postuar në rrjetet sociale një foto me kryeministrin Rama duke i bërë tag dhe duke duke nënkuptuar diçka që lidhet me kërkesën popullore në përshkrim.

Soros merr pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros. Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.