Ballina Kronika Operacioni “Gamers”/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, bien në prangat e policisë...

Operacioni “Gamers”/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, bien në prangat e policisë 4 persona

80
0

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Gamers”, duke goditur aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar katër shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”, ku zhvilloheshin bastet me celularë.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale A. G. (20 vjeç), pronar i subjektit, dhe L. D. (22 vjeç), K. D. (19 vjeç), dhe O. G. (22 vjeç), të cilët ishin kapur në flagrancë duke vënë baste.

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me iniciale G. G. (23 vjeç), pasi u gjet në ambientet e subjektit me një sasi të vogël kanabisi.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar 4 celularë dhe sasia e kanabisit që ishte në posedim të shtetasit me iniciale G. G.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.