Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e e 2 javëve të para të muajit Shkurt. Në njoftimin e publikuar ata informojnë se janë arrestuar 8 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë janë hetuar 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, Rrugorja bën me dije se:
Janë ndëshkuar 19 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar;
Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në efektin e pijeve alkoolike;
Janë ndëshkuar 365 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
Janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
Janë ndëshkuar 53 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
Janë ndëshkuar 121 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
Janë ndëshkuar 292 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;
Janë ndëshkuar 714 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Në fund Rrugorja e Shkodrës bën thirrje për qytetarët të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.