Ballina Kronika SPAK firmos autorizimin/ Familjarët lejohen të vizitojnë Erion Veliajn në paraburgimin e...

SPAK firmos autorizimin/ Familjarët lejohen të vizitojnë Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

65
0

Prokuroria e Posaçme ka firmozuar autorizimin dhe ka lejuar familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili u prangos në zyrën e tij më 10 Shkurt, u dërgua në paraburgimin e Durrësit më 13 Shkurt, një ditë pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes. Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes.