Ballina Kosovë Zhduken tri vajza në Kosovë, dy prej tyre motra

Zhduken tri vajza në Kosovë, dy prej tyre motra

53
0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se tri vajza, dy prej të cilave motra, janë raportuar të zhdukura nga familjarët në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Policisë, në Malishevë babai ka kallëzuar në polici mungesën e dy vajzave të tij të cilat kishin dalë nga shtëpia në mëngjes dhe nuk ishin kthyer më.

Ndërsa, në Suharekë një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

Më 16.02.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, e cila shton se vijon puna për gjetjen e vajzave.