Ballina Europë Boshnjaku dhe kroati përdhunuan një plakë në Austri, zbulohen detaje të tmerrshme...

Boshnjaku dhe kroati përdhunuan një plakë në Austri, zbulohen detaje të tmerrshme të krimit monstruoz

76
0

Mediat austriake kanë zbuluar detaje të reja, tronditëse, të përdhunimit të një pensionisteje austriake (74) e cila u sulmua në nëntor të vitit të kaluar teksa ecte me qenin e saj, për të cilin u arrestuan shtetas të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, dy të dyshuarit e kanë kapur dhe e kanë futur me forcë në veturë, e më pas e kanë detyruar të kryejë seks oral.

Siç raportohet, ajo ishte duke ecur në rrugën e saj të zakonshme në Traiskirchen, Austri e Ulët, më 30 nëntor.

Dhe ata papritur e tërhoqën në makinë.

Sipas pretendimeve, ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte dhe ata e kishin detyruar të kryente seks oral me ta.

Ndërsa ajo ka rezistuar, njëri nga të dyshuarit i ka tërhequr flokët dhe e ka goditur me shuplakë.

E gjithë kjo thuhet se u dokumentua gjatë një ekzaminimi pasues në spital.

Avokati i saj, Raimund Schuler, citohet të ketë thënë në një deklaratë se ata fillimisht e pyetën sa vjeç ishte – dhe ajo, duke shpresuar se do të lirohej, tha se ishte 76 vjeç në vend të 74.

Megjithatë, një nga të dyshuarit vetëm me shaka u përgjigj: “Nuk ka problem, atëherë nuk mund të mbetesh shtatzënë”.

Fatmirësisht, kalimtarët dëgjuan klithmat e saj të dëshpëruara dhe reaguan menjëherë dhe shpejt mbërriti një patrullë policie.

Dëshmitarët okularë fillimisht menduan se ishte një grabitje, por vetëm më vonë u mor vesh se ishte diçka shumë më e tmerrshme.

Ata dyshohet se i kanë thënë: “Nëse i thua dikujt do të gjejmë”, por shumë shpejt janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Avokati i saj thotë se të dy, një shtetas i Bosnje-Hercegovinës 21-vjeçar dhe një shtetas i Kroacisë 29-vjeçar, ishin nën ndikimin e lëndëve narkotike, gjë e cila u dëshmua me test.

Të dy mbahen në burgun Wiener Neustadt dhe nuk pranuan akuzat gjatë seancës dëgjimore.

Në fund, avokati i saj tha se klienti i tij ishte “në vendin e gabuar në kohën e gabuar”.

“Shpresoj se dënimi i tyre do të jetë i përshtatshëm për aktin e tmerrshëm që kanë kryer. Gjithashtu, dënimi i tyre duhet të shërbejë si shembull për të tjerët”, ka thënë ai.