Ballina Bota E rëndë në Sudan, forcat rrebele ekzekutojnë 200 civilë për 3 ditë

E rëndë në Sudan, forcat rrebele ekzekutojnë 200 civilë për 3 ditë

57
0

Më shumë se 200 civilë të paarmatosur janë vrarë në një grup fshatrash në Sudan gjatë tri ditëve të fundit, në sulme të kryera nga forcat rebele që janë përfshirë në një konflikt të ashpër me ushtrinë. Autoritetet thanë se sulmet ndodhën në zonat e al-Kadaris dhe al-Khelwat në veri të Sudanit, ku ushtria nuk kishte prani.

Forcat e RSF (Forcat e Mbështetjes së Shpejtë) janë akuzuar për ekzekutime, rrëmbime, zhdukje të detyruara dhe grabitje të pronave. RSF, e cila ishte dikur aleate me ushtrinë para shpërthimit të luftës civile në prill 2023, ende nuk ka komentuar për këto akuzat.

Të dyja, ushtria dhe RSF, ishin në pushtet së bashku përmes një grushti shteti, por pastaj kundërshtuan një plan ndërkombëtar për kalimin në sundimin civil. Disa drejtues të lartë të RSF janë tani në Kenia, ku pritet të shpallin planet për të formuar një qeveri në zonat nën kontrollin e tyre.